TIRANE- Përveç ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, në pranga për akuzën e tjetërsimit të pronave është vënë edhe vëllai dhe motra e tij. Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar mbrëmjen e sotme detaje nga arrestimi i motrës së Ndokës, Mimoza Ndoka, e cila akuzohet për falsifikim dokumentesh përmes të cilave është tjetërsuar prona në zonën e ‘Ranës se Hedhun’.

E ftuar në emisionin ‘Dritare me Rundinën’ në ‘News24’ Lala tha se masa ‘arrest me burg’ për motrën e Ndokës mund të ishte parë me vëmendje, pasi ajo ka një foshnje vetëm 4-5 muaj të cilin e ushqen me gji. Po ashtu gazetarja tha se Mimoza Ndoka nuk është lejuar për 12 orë që të takohet me fëmijën e saj.

“Pikëpyetja ime në çështjen e familjes Ndoka, lidhet vetëm me një emër. Bëhet fjalë për motrën e Ndokës, Mimoza Ndoka. Ajo është e martuar, nënë e një fëmije 4-5 muajsh. Prokurorja Përgjithshme e kritikohet ashpër përpara komisionit të vettingun që nuk ka qenë e kujdesshme për të caktuar masë ‘arrest me burg’, pasi nuk shohin masa të tjera alternative. Zonja në fjalë dyshohet për falsifikim dokumentesh përmes të cilave është tjetërsuar prona. Si ka mundësi që Prokuroria dhe gjykata ka kërkuar ‘arrest me burg’ për një nënë që ushqen me gji fëmijën. Sot në orën 19:00 ajo kishte orarin për të takuar fëmijën. Mund ta linin në ‘arrest shtëpie’ me byzylyku. Në 12 orët e para nuk është lejuar të takohet me fëmijaën. Zonja në fjalë nëse ka kryer krim, duhet të marrë dënim. Pasi grabitja e pronës është e rëndë, por kemi në lojë një fëmijë të vogël. Ne kemi një kriminel që është liruar se i dhimbte gjuri. Në rastin e kësaj zonje, është i rëndë. Por Prokuroria duhet të jetë i kujdesshëm”, tha Lala, shkruan “BalkanWeb”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb