TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili shpërthen ndaj kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të djalit të deputetit socialist të akuzuar për dhunimin e një vajze.

Duke marrë shkas nga deklaratat e vetë Rama për oficerin Emiljano Nuhu që denoncoi skandalin, Vasili thotë ‘horri i vetëm mbetet të jetë vetë kryeministri, që shpërdoroi karrigen për të bërë shantazh dhe presion në mbrojtje të krimit dhe përdhunimit dhe nuk e mbrojti denoncuesin’. Ndaj ai urdhëron Ramën të mbyllë gojën.

STATUSI I VASILIT
Arrestimi i përdhunuesit,
kryeministri qenka vetë horri.
Dje kryeministri lehu pa u lodhur se ishte Emiljano Nuhu horri dhe se do ta ndiqte për jetë a vdekje sepse kishte gënjyer kundra rilindjes.

Sot gjykata e arrestoi përdhunuesin, ngjarjen e të cilit qeveria e kryeministrit e kishte fshehur për muaj me radhë.
Pra gjykata i dha të drejte Emiljano Nuhut, që denoncoi krimin e fshehur për muaj të tërë dhe jo kryeministrit, që e quajti horr.

Natyrshëm horri i vetëm mbetet të jetë vetë kryeministri, që shpërdoroi poshtërsisht karrigen për të bërë shantazh dhe presion në mbrojtje të krimit dhe përdhunimit të të tijve dhe nuk e mbrojti denoncuesin e krimit të përdhunimit, por e kërcënoi. A ka horrllëk më të madh?
Mbylle gojën kryeministër dhe mos fol më se qelbe dynjanë!!!

Vasili Fb
Vasili Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb