“Safet Rustemi konsiderohet nga autoritetet si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Evropë. Megjithatë, në qershor të vitit 2017, ai u largua nga Belgjika pasi u lirua me kusht”. Keshtu shkruan sot nje nga mediat belge, e cila i ben jehone arrestimit ne Tirane, te Safet Bajrit (Rustemi).


“Safet Rustemi, i cili u shfaq verën e kaluar në listën e individëve më të kërkuar nga policia federale u arrestua në Tiranë, kryeqytetin shqiptar. Rustemi do të bente 22 vjet burg në Belgjikë, por Zyra e të Huajve e kishte dëbuar atë. “Safet Rustemi konsiderohet nga autoritetet si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Evropë. Familja e tij ka kryer disa vrasje në Shqipëri.


Në Belgjikë, Rustemi u përpoq të merrte kontrollin e skenës së prostitucionit në Bruksel duke përdorur dhunën”- shkruan gazeta. Sipas saj, vitin e kaluar, ai mori një dënim të parë prej 9 vjet burg. Ai u dënua dy herë, me 8 dhe 5 vjet burg. Megjithatë, në qershor të vitit 2017, ai u dëbua pasi u lirua me kusht. Njeriu qëndroi në mënyrë të paligjshme në Belgjikë. Informacioni u bë publik verën e kaluar dhe shkaktoi debat të zjarrtë midis Zyrës së të Huajve dhe Drejtësisë së FPS.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb