Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka reaguar pas arrestimit të 5 serbëve, ndërsa deklaroi se shpreh keqardhje që Kosova po vazhdon të sillet gjithmonë e më agresive ndaj qytetarëve të saj.

E pyetur nga KTV-ja nëse qeveria e saj po i kërcënon serbët për largim nga FSK-ja, Bërnabiç pohoi se fakti që serbët janë arrestuar vetëm pse kanë shkuar për të folur me dikë, tregon se çfarë “shteti po provon të bëhet Kosova”.

“Çdokush mund të vendos nëse dëshiron të jetë pjesë e një organizata apo jo. Por të arrestosh dikë vetëm pse ka shkuar për të folur me dikë për këtë, kjo është e papranueshme”, tha Bërnabiç. Sot pesë serbë janë arrestuar në rajonin e Gjilanit dhe të njëjtit po sot janë liruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb