“Mos u tutni vëllezër. Nuk do të jeni kurrë vetëm”: firmosur, “Drughi”. Mesazhi i shfaqur në onën e stadiumit është i qartë: Ultrasit bardhezinj kanë krijuar frontin e përbashkët. Dhe jo vetëm kaq, e menjëhershme ka qenë edhe protesta. Tifozët kanë deklaruar bojkotin pas arrestimit të krerëve të Tribunës Jugore dhe për këtë arsye nuk do ta ndjekin Juventusin sot në Madrid, ku skuadra do të luajë ndeshjen e parë të Champions League kundër Atletikos të Simeones.

Një protestë sipas rregullave. Kësaj radhe jo për privilegjet e munguara, siç ndodhi ditën e prezantimit të Ronaldos. Sot bojkotohet për goditjen frontale, goditja e marrë në zemër të tribunës. Vendimi vjen në ditën kur Prokuroria e Kuneos ka ndryshuar çështjen e hetimit të vdekjes së ultrasit Rafaelo Buçi, nga nxitje për vetëvrasje në vrasje.

Një protestë e heshtur, sikundër është kërkuar edhe në rrjetet sociale. “Mos shkruani asgjë nëpër rrjete për këtë çështje. Siç na është mësuar, ky është momenti kur duhet të qëndrojmë në heshtje. Kjo është përgjigja më e mirë për atë që po ndodh”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb