Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar në lidhje me ndalimin e dy pjesëtareve të FSK-së nga komuniteti serb në Jarinjë.

Limaj deklaroi se ky veprim nga ana e Serbisë ka si qëllim frikësimin e serbëve të integruar në institucionet e Kosovës.

“Serbia duhet t’i ndale provokimet njëherë e përgjithmonë dhe sjelljen e saj destruktive dhe pjesëtaret e FSK-së duhet të lirohen menjëherë. Është shqetësues lajmi për ndalimin e dy pjesëtareve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komuniteti serb në vendkalimin kufitar në Jarinje. Ky veprim dhe veprime të tjera të orkestruara ditët e fundit nga autoritetet serbe, kanë për qëllim frikësimin e serbëve të integruar në institucionet e Kosovës. Serbia duhet t’i ndale provokimet njëherë e përgjithmonë dhe sjelljen e saj të mbrapshtë. Pjesëtaret e FSK-së duhet të lirohen menjëherë”, ka shkruar Limaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: