ELBASAN


Media të rëndësishme ndërkombëtare kanë pasqyruar arrestimin e Bledar Ibrahimit në Elbasan, nën dyshimin e kryerjes së akteve terroriste. Ibrahimi konsiderohej person me rrezik, i dyshuar xhihadist.


Sipas asaj që shkruan “France 24”, Ibrahimi kërkohej nga drejtësia italiane, kurse cilësohej si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në shtetin fqinj. Policia deklaroi se Ibrahimi kishte qenë në Itali dhe në Egjipt, shtete në të cilat dyshohet për veprimtari terrori.


Arrestimi është bërë pas një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar në mars nga një prokuror italian “për pjesëmarrje në një organizatë terroriste”, tha policia, duke shtuar se i dyshuari do të ekstradohet në ditët në vijim. “Asnjë tolerim për kriminelët dhe fanatiket që importojnë luftë në Itali”, reagoi Mateo Salvini në FB.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

I larguar nga Italia në vitin 2016, Ibrahimi jetonte me gjyshin e tij, sipas mediave shqiptare, të cilat raportuan gjithashtu mbi lidhjet e dyshuara mes të dyshuarit dhe militantëve të Shtetit Islamik.

Kujtojmë se në Shqipëri ka pasur dyshime për sulm në ndeshjen Shqipëri – Izrael në Shkodër, ku të dyshuarit janë dënuar me më shumë se 10 vjet burgim secili.

(d.xh/ Balkanweb)