Pas arrestimit të 56 vjeçarit Pëllumb Isufaj nga Drenova me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë Ballsh, se është personi që qëlloi mbi policin e FNSH-së në protestën e Fierit ka reaguar kreu i Bashkisë Agron Kapllanaj.

“Inspektori i arrestuar nga policia nuk ka qenë në protestë” ndërsa përsa i përket veprimit për të cilin akuzohet, kryebashkiaku thotë se inspektori karakterizohet nga vlerat e një njeriu dhe intelektuali të qetë dhe të sjellshëm.

“Kjo nuk besohet”, ka thënë kryebashkiaku Kapllanaj në një lidhje telefonike. Ai ka shtuar se edhe nëse do ta kishin qëlluar 10 herë inspektorin Isufaj ai në herën e 10 do të kishte bërë vetëm pyetje personit se përse e qëllon duke nënkuptuar qetësinë dhe urtësinë e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: