SERBI- Ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç ka deklaruar se janë arrestuar 10 shqiptarë në Bujanoc, pasi kanë borhoritur “vritni, masakroni, që serbët të mos ekzistojnë”, pas ndeshjes Shqipëri-Armeni.

Në Seancën e Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Mbrojtje, ai ka thënë se ndaj ndonjërit prej tyre mund të bëhet kallëzim penal, transmeton Indeksonline.

Stefanoviç ka thënë se zyra e prokurorit të lartë do të hetojë nëse ka ndodhur nxitje e urrejtjes etnike, racore dhe fetare.

Rreth 120 persona pas ndeshjes Shqipëri-Armeni, të dielën rreth orës 20:00, kanë brohoritur “Shqipëria, Shqipëria”, dhe “Vritni, masakroni serbët që të mos ekzistojnë.”

Mbi këto baza, Prokuroria e Lartë në Vranjë urdhëroi stacionin policor në Bujanoc që të paraqesë një ankesë penale kundër personave të panjohur “që këndonin”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb