BRUKSEL– Dy vëllezër u arrestuan gjatë kontrollit të shtëpisë së tyre në qendër të Brukselit, si pjesë e procesit hetimor që lidhet me sulmet terroriste në Paris, bëri sot të ditur, Prokuroria Federale belge.

“Ata janë ndaluar gjatë ditës së djeshme për t’u marrë në pyetje”, u shpreh zëdhënësi i Prokurorisë Federale, Eric Van Der Sypt, i cili nuk dha detaje të mëtejshme ndaj dy të dyshuarve.

Van der Sypt sqaroi se ky operacion kishte lidhje me procesin e nisur hetimor të sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, por jo në lidhje me pistën e kërkimit të një prej të dyshuarve kryesorë, Salah Abdeslam.

”Prokuroria Federale pritet të publikojë sot një deklaratë për operacionin e ndërmarrë dje, si dhe të japë detaje të mëtejshme”, saktësoi ai.

Bastisja u krye në lagjen ”Dansaert”, në kufirin midis komunës me popullsi dërrmuese nga imigrantët e Molenbeek-Saint-Jean dhe të qendrës së qytetit, referuar mediave lokale.
(ma.ar/AFP/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: