VLORE

Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar dy shtetas, pasi akuzohen për vepra penale.

Në prangat e policisë të qytetit jugor ka rënë shtetasi E.R 26 vjeç banues në Vlorë, pasi u kap me 3 doza lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.

Ndërkaq, blutë e Vlorës prangosën edhe një 60-vjeçar, të shpallur në kërkim për plagosje të lehtë me dashje.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas dhe një tjetër në kërkim.

Arrestohet shtetasi:

E.R., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë në lagjen “Rilindja” Vlorë, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte, u gjetën 3 doza lëndë narkotike e dyshuar si “kokainë”.

Arrestohet shtetasi në kërkim:

P.S., 60 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me rreth 3 muaj burg për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb