Pas një ndjekjeje spektakolare policore ne qendër të Athinës, arrestohen dy shqiptare të rrezikshëm, të pajisur me armë. Dy shqiptarët të moshave 30 dhe 37 vjec, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, u arrestuan në Athinë nga policia e DI.AS Group të akuzuar për vjedhje, mosbindje të policise, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge.

Sipas policisë greke të Athines, dy shqiptaret qe udhetonin me një makinë private në Patission Street refuzuan të ndalonin pas sinjalit te policise për kontroll. Menjëherë pas kësaj, shqiptaret shtuan shpejtësinë duke u përpjekur për tu larguar por pa rezultat pasi u kapen nga policia.

Nga kontrolli u ushtruar tek 30 vjecari shqiptar policia gjeti një armë të mbushur me fishekë si dhe një krehër me 12 fishekë, si dhe një tjetër armë, revolver me gjashtë fishekë brenda dhe krehër me 18 fishekë. Në të njëjtën kohë, nga kontrolli tek 37 vjecari shqiptar u gjet dhe u konfiskua një sasi droge prej 5 gram kokaine si dhe një thikë.

Nga hetimi policor grek mësohet se 37-vjeçari shqiptar ka qenë person i dënuar me 20 vjet burg për tentativë vrasje dhe vjedhje. Ndërkohë është konstatuar se makina private me të cilën u kapën shqiptarët rezultoi e vjedhur, ndërsa 30-vjeçaro shqiptar nuk kishte dokumenta qëndrimi për në Greqi.Të dy shqiptaret e arrestuar u morën në Prokurorinë e Athines.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb