TIRANE- Mediat gjermane thonë se grupi prej 22 shqiptarësh ishte kthyer në mankthin e qytetit të Lingenit, aty ku kishin plaçkitur mbi 40 shtëpi. 22 azilkërkuesit shqiptarë banonin në dy shtëpi në Lingen, ndërkohë që vazhdojnë verifikimet për 19 shtetas të tjerë.

Azilkërkuesit shqiptarë të arrestuar janë të moshës 19 deri në 38 vjeç, të vendosur në rrugën “Friedrich-Ebert”. Tre prej azilkërkuesve, të moshës 21 vjeç, 23 vjeç dhe 38 vjeç, janë të dyshuarit kryesorë dhe akuzohen se kanë kryer një numër të madh vjedhjesh. Policia gjermane ka dyshime se, që nga mesi i muajit maj dhe deri në gusht, ata kanë grabitur më shumë se 40 shtëpi në qytetin e Lingenit, nga ku merrnin bizhuteritë, paratë, telefonat celularë, këpucët, laptopët dhe sendet e tjera me vlerë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: