TIRANË- Policia e Elbasanit ka prangosur në orët e para të ditës së sotme 3 persona nga qyteti i Elbasanit, që shfrytëzonin një 22-vjeçare për prostitucion.

Sipas burimeve policore mësohet se të arrestuarit janë Leonard Balia, 35 vjeç dhe Muhamet Kovaci, 17 vjeç të dy banues në qytetin e Elbasanit, të cilët ishin tutorët e vajzës. Po ashtu u arrestua dhe një klient i saj 37 vjeçar banues në Elbasan.

Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: