LEZHË-Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë, gjatë një operacioni kanë arrestuar 4 administratorë shoqërish dhe një inspektor tatimor nën akuzën për mospagim të taksave dhe tatimeve, si dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve. Gjithashtu një tjetër person është shpallur në kërkim. Policia ka arrestuar shtetasit:

1. Dalip Sefer Kadriu, vjeç 57, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formulareve” “Mashtrimit” dhe “Pastrimi i produkteve te vepres penale” te parashikuara nga nenet 180, 181, 190/1, 143/2 dhe 287/ç te K.Penal. Administrator i shoqërisë “Kavaja CO” sh.p.k.
2. Mark Ndue Dedaj, vjeç 60, banues në Laç, Kurbin, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Mashtrimit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” të parashikuara nga nenet 180, 181, 190/1, 143/2 dhe 287/ç te Kodit Penal. Administrator i shoqërisë “Kurbini” shpk.
3. Ramazan Isuf Balliu, vjeç 41, banues Nuaj Krujë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formulareve” “Mashtrimit” të parashikuara nga nenet 180, 181, 190/1, 143/2 të Kodit Penal. Administrator i shoqërisë “R & B 2011” sh.p.k.
4. Xhelil Daut Toshi, vjeç 52, banues në Krujë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formulareve” “Mashtrimit” të parashikuara nga nenet 180, 181, 190/1, 143/2 të Kodit Penal. Administrator i shoqërisë “Erad&Xht” sh.p.k.
5. Agron Pjetër Gjokaj, vjeç 42, banues, Kakariq, Lezhë, për veprën penale të ‘’shpërdorimit të detyrës’’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Ky shtetas ka qënë me detyrë inspektori i vlerësimit pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Lezhë (inspektori i dosjes së shoqërisë ‘’Kurbini’’ Shpk).

Ndërsa shtetasi N. M.D, vjeç 47, lindur në Skuraj, Krujë dhe banues në Lezhë, është shpallur në kërkim, për veprën penale të ‘’shpërdorimit të detyrës’’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi ndaj tij me vendimin Nr. 240-44, datë 10.03.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin është vendosur masa e sigurimit “Arrest me burg” në munges, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Ky shtetas ka qënë në detyrën inspektori i kontrollit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Lezhë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin, mbi bazen e një materiali referues të Drejtorisë Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka regjistruar procedimin penal, nr 44, viti 2013, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Pas një hetimi të gjerë, në funksion të këtij procedimi kanë rezultuar të dhëna e fakte të mjaftueshme dhe të bazuara në prova se shtetasit, Mark Dedaj, në cilësinë e administratorit të subjektit “Kurbini” shp.k, Dalip Kadriu në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Kavaja CO” sh.p.k, Ramazan Balliu në cilësinë e administratorit të shoqërisë“R & B 2011” sh.p.k dhe Xhelil Toshi në cilësinë e administratorit të shoqërisë“Erad&Xht” sh.p.k, në bashkëpunim dyshohet se kanë kryer veprat penale të “Mospagimit të taksave dhe tatimeve”, “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose i formularëve”, Mashtrimit” dhe “Pastrimi i produkteve të vepres penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar respektivisht nga nenet 180, 181, 190, 143/2 dhe 287 të Kodit Penal.

Shtetasit e sipërcituar, në cilësinë e administratorëve të shoqerive, si subjekt tatimpagues, dyshohet se kanë kryer veprimtari fiktive të shitjes së mallit skrap, në sasi dhe vlera monetare shumë të larta duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik të konsiderueshëm.

Gjithashtu nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Dalip Kadriu duke përdorur persona të panjohur në shoqëri, persona me gjendje të rëndë ekonomike, si dhe persona që nuk kanë dijeni për legjislacionin tatimor dhe pasojat që vijnë prej tij ka krijuar shoqëri tregtare fiktive, me qëllim vjedhjen e TVSH-së shtetit, në shuma të konsiderueshme.

Nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, është vendosur gjithashtu “sekuestro preventive e dokumenteve, letrave me vlerë, shumave të deklaruara në llogari rrjedhëse, pasi ato kanë lidhje me veprimtarinë e paligjshme të personave nën hetim “. Nisur nga faktet e grumbulluara nga kryerja e veprimeve hetimore nga strukturat e policisw, Prokuroria Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, më datë 10.03.2015, i ka kërkuar Gjykatës vendosjen e masës së sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit e mësipërm.

Gjithashtu vijojnë hetimet dhe për subjekte apo persona të tjerë të përfshirë në këto skema të mashtrimi dhe të pastrimit parave.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb