TURQI-Autoritetet turke arrestuan të paktën 73 akademikë në universitetin “Yildiz Teknik” në Stamboll, si pjesë e një goditjeje të vazhdueshme ndaj administratës pas grushtit të dështuar të shtetit të gushtit të kaluar.

“Shefi i zyrës së Prokurorit Publik të Stambollit lëshoi 103 urdhëra për të dyshuarit në pjesën e fundit të hetimit, pjesërisht bazuar në informatat se akademikët kishin përdorur ByLock, një aplikacion i mesazheve të momentit”, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Qeveria e konsideron aplikacionin një mjet që është përdorur nga gylenistët në periudhën para grushtit të shtetit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: