TIRANE- Dy shqiptarë janë arrestuar në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë, pasi ishin në disponim të një sasie heroine, me vlerë prej plot 2 milionë eurosh. Shqiptarët, kishin fshehur në makinë sasinë prej 28 kilogramësh të lëndës narkotike, e cila nëse do të shitej do t’u siguronte fitimin marramendës.

Sipas mediave malazeze, droga do të kalonte përmes Malit të Zi, në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian. Ndonëse nuk dihet me saktësi destinacioni i heroinës, kapja e saj përbën, natyrisht, një lajm sensacional për shtetin fqinj, sipas së cilit, kjo është sasia më e madhe e heroinës e kapur ndonjëherë
në Debeli Brijeg, pika kryesore kufitare e Malit të Zi drejt Kroacisë. Droga u gjet në makinën që drejtohej nga Emiljan Arifi, 36 vjeç, ndërsa pasagjer ishte Andi Metani, 29 vjeç, i cili mendohet se është bashkëpunëtori.

Kontrolli në makinën e shqiptarëve u krye, pasi kamerat speciale zbuluan ngarkesën. “Droga e paketuar
në 39 pako në formën e drejtkëndëshit ishin vendosur mes motorit. Pasi u peshua, u zbulua se sasia e
drogës së sekuestruar ishte 27 kg e 588 gr”, – ka deklaruar Jelena Perucica, përfaqësuese e administratës së Doganës, në një konferencë për shtyp të datës 26 shkurt 2016. Sa u takon djemve, informacionet janë të kufizuara dhe ende nuk dihet nëse ata rezultojnë apo jo të kenë precedentë penalë të ngjashëm, apo të ketë pasur sinjalizime si të implementuar në trafikun dhe tregtinë e narkotikëve.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: