KRUJE- Dy të rinj nga Kruja janë vënë në pranga ditën e sotme pasi akuzohen për vjedhjen e një lokali në këtë qytet. Policia e Krujës ka arrestuar 18-vjeçarin Manuel Coli, dhe 17-vjeçarin me inicialet A.V, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur rreth 4500 lekë në një lokal.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa ditën e sotme uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të grabitjes.

Blutë e Krujës bëjnë me dije se në momentin e arrestimit dy të rinjve i janë gjetur 2 000 lekë të reja dhe disa paketa cigare.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: