Vazhdojne hetimet për bandën e Emiljano Shullazit, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal, shkatërrim prone me eksploziv dhe kanosje për dhënie pasurie.

Nga burime brenda policisë, mësohet se janë arrestuar edhe persona të tjerë, pjesëtarë të bandës së Emiljano Shullazit.

Ata janë me iniciale R.F dhe B.Q, ndërkohë që vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Nuk është ende e qartë se çfarë roli kanë pasur konkretisht dy të arrestuarit dhe për çfarë akuzohen.

Ndërkohë, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi ndodhen në paraburgim pasi Gjykata vendosi dje ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”, të akuzuar se kanë tjetërsuar prona duke kërcënuar biznesmenët në Tiranë dhe në Durrës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: