Në një parking afër Bad Feilnbach në Gjermani është arrestuar një shqiptar me sasi të konsiderueshme droge, që po e transportonte diku, shkruajnë mediat lokale.

Konkretisht ngjarja ka ndodhur më 19 mars, ku nga kontrollet rutinë të inspektoriatit të policisë bavareze, është arrestuar në magjistralen A8, shqiptari 23-vjeçar. Ai ishte duke udhëtuar drejt jugut, ndërsa kishte vizituar një grua në Dyseldorf pak kohë më parë.

Gjatë kontrollit të automjetit “Citroen C5” iu gjetën 3.2 kilogram kokainë, përcjell botasot. 23-vjeçari ndodhet tani në paraburgim dhe lëndën penale e ka marrë në dorëzim Prokuroria e Traunstein, Bavari. Sipas dëshmive paraprake 23-vjeçari ishte dënuar edhe më parë për shkelje të ngjashme ligjore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: