Një fermë kanabisi, e zbuluar në komunën e Lecrín në Spanjë nga Garda Civile Órgiva, çoi në pranga një 25-vjeçar shqiptar. Ky i fundit u përpoq të arratisej, por u kap nga agjentët e policisë, që kishin rrethuar zonën.

Ferma e kanabisit u zbulua për shkak se godina ku ishte vendosur shpenzonte energji elektrike të barazvlefshme me 25 banesa të tjerë. Kjo çoi në dyshimet se një aktivitet i paligjshëm ndodhte në godinë, ndërsa Garda Civile u pajis me një vendim gjykate për të ushtruar kontroll.

Në godinë u zbuluan 506 bimë që kultivoheshin në 5 dhoma.

Gjatë kontrollit, me të gjitha pajisjet që funksiononin në të njëjtën kohë, teknikët e kompanisë elektrike matën 301 amper, një konsum i barabartë me atë të 75 shtëpive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb