TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33-vjeçar ndërsa tentonte të vidhte një banesë. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Kelvin Dervishi, banues në Lushnjë. Policia thotë se ditën e djeshme 33-vjeçari u kap duke vjedhur në banesën e shtetasit E.H., 29 vjeç, në rrugën “Mihal Grameno”.

Gjithashtu nga hetimet policore, rezulton që ky shtetas të jetë autor i dyshuar për vjedhjet të banesave të mëposhtme”

1- Më datë 10.12.2015, në rrugën “Mustafa Mehidri”, është vjedhur banesa e shtetases L.D., 55 vjeç, banuese në Tiranë, ku ka marrë disa bizhuteri të ndryshme, një aparat tensioni dhe një aparat diabeti si dhe një televizor të markës “Sony”.

2- Më datë 15.12.2015, në rrugën e “Kavajës” është vjedhur banesa e shtetasit H.M., 27 vjeç, banuese në Tiranë, ku janë marrë një varëse floriri, një unazë dhe shuma prej 6000 lekë.

3- Më datë 19.12.2015, në rrugën “Komuna e Parisit” është vjedhur banesa e shtetasit G.R., 45 vjeç, ku kanë marre disa sende me vlerë rreth 200.000 lekë dhe një sasi lekësh prej 30.000 lekë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: