TURQI- Aktorja e njohur e serialit turk ‘Ezel’, Berrak Tüzünataç është arrestuar, pasi akuzohet se është pjesë e një rrjeti trafikimi të lëndëve narkotike.

Siç shkruan edhe ÇNN turk, personazhi tek telenovela ‘Ezel’ me emrin Bade, është prangosur për përdorim dhe shitje droge. Mësohet se kjo nuk është hera e parë Berrak Tüzünataç përfshihet në çështje të tilla me policinë, ndërsa arsyeja ngelet e njëjta, telashet me drogën.

Ndërkohë, vetë aktorja i ka mohuar zërat për përfshirjen e saj në trafik të lëndëve narkotike.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: