KUKËS – Arrestohet nga policia një tjetër drejtues i OSHEE, Sulemjan Brati, ish-kreu i filialit të Hasit, për vjedhje të energjisë elektrike në lokalin e tij dykatësh. Grupet e punës OSHE-Polici kanë konstatuar se Brati e furnizonte nëpërmjet një lidhjeje jashtë sahatit, direkt nga ndriçimi publik, lokalin që ai kishte në pronësi.
Prokuroria e Kukësit njoftoi se më datë 28 tetor, grupi i punës i OSHEE Kukës, në bashkëpunim me punonjësit e policisë, kanë ushtruar kontroll në lokalin “Artikuj të Ndryshëm” që ndodhet në fshatin Golaj, Has, në pronësi të Sulejman Bratit.
Nga kontrolli i ushtruar, i cili është shoqëruar me tabelë fotografike, ka rezultuar se objekti është godinë dykatëshe dhe se Brati nuk kishte kontratë për furnizim me energji elektrike për këtë lokal, por e merrte atë nëpërmjet lidhjes së fshehtë nga shtylla elektrike me anë të dy fijeve përcjellëse.
I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, Brati ka pohuar se ka bërë lidhje jashtë sahatit elektrik për furnizim me energji elektrike të lokalit të tij,- shprehet më tej prokuroria.
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: