TIRANE-Policia e Korçës ka arrestuar dy drejtuesit e një autobusi të linjës Tiranë-Athinë, pasi po tentonin të kalonin në kufirin e Kapshticës lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Burime nga kjo polici bëjnë të ditur se të arrestuarit janë shtetasit, Artan Pupe, vjeç 46 , banues në lagjen 4 Korçë dhe Roland Pane, vjeç 51 , banues në lagjen 12, Korçë. Këta shtetas ishin drejtues të autobusit “MAN” me targa KO 9579 B, të linjës Tiranë – Athinë, ku në një çantë të fshehur në bagazhin e mjetit, u gjetën esekuestruan në cilësinë e provës 23 kg. (22 pako) bimë e dyshuar si narkotike canabis sattiva, 4 aparatë celularë dhe 180 euro.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: