Një elektriçist, që shërbente edhe si korrier droge, u arrestua nga policia italiane në provincën e Arezzos.

I arrestuari është një burrë me origjinë nga Maroku, me banim në Romë. Gjatë një kontrolli në automjetin e tij, policia gjeti 77 kg hashash, i futur në kuti, disa prej të cilave ishin vendosur në bagazh dhe të tjerat në sediljen e pasme.

Sasia e madhe e lëndës narkotike, e hedhur në treg, do të kishte një vlerë ekonomike që do të luhatej nga 450 deri në 500 mijë euro.

Sipas Corriere di Arezzo, burri ka deklaruar në polici se “nuk kam shumë punë, e bëj për të kaluar dhe për të paguar qiranë”.

Dhe ai udhëtim ndërmjet veriut dhe jugut do t’i kishte sjellë një rrogë prej 800 eurosh.

Gjyqtari hetues i gjykatës së Arezzo-s ka zhvilluar tashmë seancën për të vërtetuar arrestimin: burri është në pritje të gjykimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb