DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 26-vjeçar pasi përndiqte prej muajsh një vajzë të re. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Ardit Cizmi, banues në Sukth i cili përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, fizikisht dhe me anë të telefonit një 20-vjeçare nga i njëjti fshat.


Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore intensive dhe të specializuar kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë të një ngjarje, duke arrestuar në flagrancë 26-vjeçarin.


Mësohet se e reja me inicialet E.G. ka deklaruar në polici se Cizmi, në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë disa mujore e ka përndjekur në ambiente të ndryshme dhe me anë të telefonit celular .
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Përndjekja”.


(m.k/BalkanWeb)