SHKUP-Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Zoran Verushevski u arrestua në orët e vona në Shkup.

Sipas portalit Press24, Verushevski dyshohet për disa vepra të rënda penale, mes tyre posedim i paligjshëm i armëve dhe për pornografi me të mitur.

Ky portal bëri të ditur se autoritetet e MPB-së kanë konfirmuar arrestimin e tij, dhe se ai është dërguar para gjykatësit hetues. Për sot paralajmërohen detaje lidhur me arrestimin e tij.

Zoran Verushevski ka qenë anëtar i partisë opozitare LSDM, dhe ish-drejtor i shërbimit sekret i njohur si DSK.

Ai gjatë periudhës së ushtrimit të kësaj detyre përballej me problemin e djalit të tij, i cili në shumë raste kishte shkelur ligjin, për shkak të kryerjes së veprave të ndryshme të dhunshme.

https://www.youtube.com/watch?x-yt-ts=1421914688&x-yt-cl=84503534&v=vRMfjeDy-nI#t=36

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb