Ish-presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, është arrestuar sot në Islamabad nën akuzën e pastrimit të parave. Arrestimi i tij erdhi pasi një gjykatë e refuzoi zgjatjen e afatit për mbrojtje në liri të ish-presidentit dhe motrës së tij. Ata akuzohen për fshehje të ryshfetit në llogari të rreme bankare.

Zardari edhe më parë ka qenë në burg për shkak të akuzave për korrupsion, ndërsa ka shërbyer si president i Pakistanit nga viti 2008 deri në vitin 2013. Ai ishte zgjedhur në këtë pozitë pas vrasjes së gruas së tij, ish-kryeministres Benazir Bhutto. BBC raporton se Zardari është vlerësuar si ndër figurat politike më kontraverse në Pakistan.

Ai ka qenë në burg në vitet e nëntëdhjeta dhe të dymijëta dhe njihet edhe me nofkën “zotëri 10 për qindëshi” për shkak të dyshimeve se këtë përqindje ka kërkuar për nënshkrimin e kontratave qeveritare. Ish-presidenti tha se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

(d.xh/Balkanweb)

https://youtu.be/ZGzJ0F2J9A0

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb