MAQEDONI E VERIUT

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar ish-shefin e Stacionit policor të Tetovës Rauf R., pasi në shtëpinë e tij, sipas të dhënave të SPB së Tetovës, janë gjetur armë të ndryshme që personi në fjalë i ka poseduar pa leje.

Bastisja e shtëpisë së ish-shefit të Policisë së Tetovës, ka ardhur pas denoncimeve të shumta të disa familjarëve të afërt të tij, të cilët, paraprakisht i ka kërcënuar me jetë. Personi në fjalë, është nxjerr para gjykatësit për procedurë paraprake në gjykatën themelore të Tetovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb