Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar në Tiranë një shtetas italian, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. I prangosur ka përfunduar Massimiliano Nicolini.

Sipas njoftimit policor, i arrestuari akuzohet në vendin fqinj për “mashtrim” dhe është dënuar me 5 vjet heqje lirie.

Njoftimi i policisë:

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale automjet, aparate celular dhe dokumenta.

Seksioni i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe ZQK Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar profesionale, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht shtetasin italian:

  1. N, 43 vjeç, lindur dhe banues në Itali.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Brescia/Itali, me vendimin e datës 22 nëntor 2018 , e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 7 muaj burg për veprën penale “Mashtrim”.

Gjithashtu shtetasi italian M.N, më 26 korrik 2014 është ndaluar me inisiativë për “Mashtrim” nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, si dhe në datat 22 qershor 2016 dhe 15 maj 2018 është proceduar në gjëndje të lirë për “Mashtrim” po nga ky seksion.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:  një automjet,  dy aparate celular dhe dokumenta.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë do të kryhen nga ZKQ Interpol Tirana.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb