TURQI – Një mësues në Turqi ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka abuzuar me tetë nxënës, të gjithë djem, të cilëve u jepte kurse private.

Siç raporton “Hyrriet”, mësuesi i identifikuar si Muamer B., akuzohet për shpërdorim detyre dhe abuzim seksual. Mësuesi 54-vjeçar jepte mësime private në një apartament të marrë me qira, në emër të degës së Fondacionit Ensar.

Autoritetet turke vijojnë hetimet, pasi dyshojnë se numri i nxënësve të abuzuar mund të jetë më i lartë.

Mësuesi Muamer B, ka punuar në shkollën fillore “Gazi Mustafa Kemal”, por tre vitet e fundit jepte edhe kurse private.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: