Policia e Dibrës ka arrestuar një tjetër zyrtar të Partisë Demokratike, pas protestave në KZAZ-në e Dibrës. Në pranga ka rënë nënkryetari i PD në Dibër, Ilir Hysa.

Hysa është arrestuar pas përleshjeve të forta mes policisë dhe protestuesve më 28 qershor në KZAZ-në numër 19.

Gjithashtu, policia ka ndaluar dhe kryetarin e grupit të seksionit Tomin në Dibër, Gafur Gazidede, si dhe Sekretari i seksionit të PD në qytetin e Peshkopisë, Zamir Uka.

Ndërkohë, pak ditë më parë në pranga ra dhe nënkryetari tjetër i PD në Dibër, 30-vjeçari Korab Muça, i cili u ndaluar në doganën e Blladës. Dy nënkryetarët ishin në kërkim, ndërsa PD e Dibrës ka gjithsej tre nënkryetarë.

Kujtojmë që gjatë protestës në KZAZ0në nr.19, pati përplasje të ashpra mes policisë dhe mbështetësve të opozitës.

Këta të fundit tentuan të çanin kordonin e policisë për t’u futur brenda KZAZ-së dhe për të djegur materialet zgjedhore, por u shpërndanë nga policia me gaz lotsjellës.

Protesta vijoi për orë të tëra, ndërsa pati disa të lënduar dhe shumë të shoqëruar.

Whatsapp Image 2019 07 03 At 11.13.43
Whatsapp Image 2019 07 03 At 11.13.43

(Kreu i gr.seksionit Tomin, Gafur Gazidede)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: