Pjesëtari i grupit ‘One Direction’, Louis Tomlinson është arrestuar në aeroportin e Los Angeles, pasi ka sulmuar një fotograf si dhe ka rrëzuar një fanse në aeroport gjatë kohës që po përpiqej të mbronte të dashurën nga paparaci.

Këngëtari 25-vjeçar u acarua kur kuptoi se fotografi po i bënte foto atij dhe të dashurës së tij Eleanor Calder.

Gjatë kohës që ai rrëzon fotografin, e dashura përfshihet në një konflikt me një fanse e cila ishte duke filmuar me celularin e saj.

Louis u arrestua, por më pas u lirua me kusht dhe duhet të paraqitet në gjykatën e Los Angeles më 29 mars.
https://www.youtube.com/watch?v=W2Th37tjQvM
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: