Një azilkërkues maroken i moshës 25-vjeçare u arrestua në Austri me dyshimin se po planifikonte kryerjen e sulmeve gjatë festave, njoftoi sot prokuroria e Salazburg-ut, raporton Reuters.

Personi u arrestua sot nga forcat speciale në një qendër të vogël akomoduese për refugjatët në Fuschl, një komunë e njohur e Alpeve austriake, në afërsi me kufirin gjerman.

“Ai është nën hetim me dyshimin për pjesëmarrje në një organizatë terroriste”, sipas Prokurorisë.

Hetimi ka nisur prej muajit të kaluar në bazë të informacioneve që bëjnë me dije për një sulm të mundshëm terrorist në Salzburg gjatë periudhës së Kryshtlindjes dhe Vitit të Ri”, njoftoi ai në një deklaratë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb