Ministria e Mbrojtjes ka marrë masa ndaj atasheut shqiptar në Ankara, Razije Mehmeti, të cilës i është hequr pasaporta diplomatike, si dhe është lënë në dispozicion për t’u kthyer në Shqipëri.


Shkak për këtë reagim është bërë arrestimi i djalit të saj në Itali.


Ky vendim është marrë pas propozimit të Shtabi i Përgjithshëm të FA, “duke lejuar kështu autoritet italiane që të ndjekin procedurën për zbatimin e ligjit” ndaj djalit të atasheut shqiptar në Ankara, Razije Mehmeti.


“Shtabi i Përgjithshëm i FA-ve është informuar nga autoritetet shqiptare në rrugë diplomatike, për një ngjarje të papëlqyeshme të një familjari të atasheut ushtarak të Shqipërisë në Ankara, kolonel Razije Mehmeti. Në dijeninë tonë, me marrjen e këtij informacioni, autoritetet shqiptare i kanë hequr pasaportën diplomatike duke lejuar autoritet italiane që të ndjekin procedurën për zbatimin e ligjit. Shtabi i Përgjithshëm i FA ka propozuar dhe ministri ka miratuar kthimin e menjëhershëm të koloneles Mehmetit në atdhe dhe nxjerrjen e saj në dispozicion”, thuhet në një deklaratë për media nga Ministria e Mbrojtjes.

(BalkanWeb)

Etiketa: