Policia ka arrestuar sot një biznesmen shkodran, në tentativë për t’u larguar nga vendi. Në pranga ka rënë pronari i një fabrike, i pikën kufitare të Muriqanit, i cili ishte shpallur në kërkim në kundër të aksionit kundër informalitetit.


Njoftimi i policisë:


Shkodër
Vijon operacioni policor i koduar “Fermentimi”, kundër informalitetit, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prodhimit të produkteve ushqimore. Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e PKK Muriqan pronari i fabrikës i shpallur në kërkim.


Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Shkodër u ndalua shtetasi në kërkim G. B. 61 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër.

Në lagjen “Skënderbeg”, në zonën industriale ish-fermentimi, në punishten e firmës së këtij shtetasi, më datë 16.10.2019 është konstatuar se prodhoheshin përsëri produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin, edhe pse e kishte të ndaluar që nga data 28.03.2018 prodhimin e artikujve ushqimorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb