KUKES- Është arrestuar sot në pikën kufitare të Morinë-Kukës shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Sokol Maliqaj, vjeç 46, banues në Kosovë.

Arrestimi i shtetasit u bë pasi:Interpol Bern/Zvicër, në datë 13.03.2015, ka bërë shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas, pasi:

Gjykata e Lartë e Kantonit Arau/Zvicër, me vendim Nr.2001.00519, datë 08.12.2003, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet burgim, për veprën penale“Trafikimit të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Ligji Federal për narkotikët.

Materialet e para proceduriale në ngarkim të shtetasit të mësipërm për vlerësim i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Kukës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: