ITALI

Dy eksponentë të klanit Cursoti Milanesi, të akuzuar si përgjegjës për një shantazh në dëm të një farmacie, janë arrestuar në Katania. Në pranga kanë përfunduar Alfio Napoli 47-vjeç nipi i bosit historik të Luigi Miano, i njohur si ‘Jimmy’ dhe Vincenzo Piazza 43-vjeç.

Arrrestimi u bë në sajë të hetimeve të prokurës rajonale të antimafias të Katanias dhe seksionit të krimeve kundër pasurisë, për episodet e shantazheve nga segmentë të klanit “Curseti Milanese’ në dëm të pronarit të farmacisë.

Tg.com shkruan se farmacia ishte e detyruar të paguajë që në vitin2009, përmes postës mujore, 200 euro në muaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: