TROPOJË- Policia e Tropojës ka arrestuar sot në flagrancë 31-vjeçarin Binak Gjoçaj banues në Llugaj, Tropojë në pasi ëështë kapur me armë në afërsi të banesës së tij. Arrestimi I tij u bë I mundur në sajë të poeracionit antitrafik të koduar “Ura e Bujanit”.
Policia thotë se ky shtetas mbante me vete një armë zjarri Automatik dhe =një Mitroloz të lehtë, të futura në një thes.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Policisë, rezulton se armët e zjarrit, ky shtetas i kishte përgatitur për t’i shtiur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan dhe një armë gjahu, një sasi e konsiderueshme fishekësh dhe municionesh luftarake.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municioneve luftarake ”, parashikuar nga neni 278/5 i K. Penal.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: