MALESI E MADHE- Një nga numëruesit e KZAZ nr. 1 në Malësi të Madhe është arrestuar sot për shkak se ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Emirjon Hasaj. Mësohet se Hasaj ka kundërshtuar me dhunë kontrollin fizik të policisë, që e parashikon dhe rregullorja e përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas Policisë, Hasaj, banues në Malësinë e Madhe, u arrestua gjatë kontrollit të ushtruar tek dera hyrëse në KZAZ nr.1 në Koplik, Malësi e Madhe, pasi ky shtetas, i cili ishte dhe numërues në KZAZ, nuk ka pranuar që punonjësit e Policisë të kryenin kontrollin fizik te tij, duke i kundërshtuar me dhunë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Fyerja për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: