KUKËS- Është arrestuar sot nga policia e Kukësit një 32-vjeçar i akuzuar për thirrje publike me qëllime terroriste. Burime zyrtare bënë me dije se rreth orës 15:00 të ditës së sotme është vënë në pranga Likajes Alidini, 32 vjeç, banues në  fshatin Orgjost, komuna Zapod, Kukës, i dënuar më parë për “Vjedhje” në Holandë.

Sipas policisë, arrestimi i shtetasit të mësipërm u krye pasi ai dyshohet si autor i kryerjes së veprës  penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. Po punohet për sqarimin e rrethanave lidhur me aktivitetin e këtij shtetasi. Materialet i kaluan për hetim të mëtejshëm Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: