TIRANE-Drejtuesi i automjetit tip “Audi”, Emiliano Pelushi, i cili aksidentoi mbrëmë gazetarin Çim Peka është vënë në gjendje arresti, pasi është cilesuar si shkaktar i aksidentit ku humbi jeten 29-vjecarja Fleura Kola.

Sipas burimeve policore mësohet se Pelushi ka qenë në gjendje në dehur, kur ka tentuar që në mënyrë të gabuar të parakalojë automjetin tip “Benz”, të drejtuar nga gazetari Peka.

Ka qenë pikërisht kjo ndërhyrje e kryer nga krahu i shoferit që i ka dhënë goditjen fatale automjetit, duke e kthyer përmbys. Edhe Emiliono Pelushi, ashtu si gazetari Peka, ka marrë plagë si pasojë e aksidentit, prandaj dhe është vënë në gjendje arresti në Spitalin e Traumës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: