SHKODËR- Një oficer policie është arrestuar mbrëmjen e sotme në Shkodër, pasi është kapur me 10 kg kanabis. Sipas të dhënave zyrtare në pranga ka përfunduar efektivi me Z.M., i cili u kap në automjetin e tij, ku iu gjet dhe thesi me kanabis.

Arrestimi është bërë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat i Ministrisë së Brendshme si dhe agjentë të antidrogës në Drejtorinë e Policisë Shkodër.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: