NGA SPARTAK KOKA

Një punonjës policie është arrestuar pasi dyshohet se ka përfituar një televizor të vjedhur.

Burime zyrtare nga policia e Kryeqytetit dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm bëjnë me dije se është bërë e mundur arrestimi i efektivit Abaz Deliu 51 vjeç me detyrë polic në Repartin e Sigurisë dhe Cermonialit.

Me datën 30 janar ditën e shtunë në Babrru është vjedhur banesa e shtetases me inicialet M. XH dhe pas tre ditë hetimesh është arritur të identifikohet autori i vjedhjes shtetasi Alejdjo Kaloti 19 vjec, i cili televizorin 32 polësh të markës “LG” ia ka dhënë më pas punonjësit të policisë.

Akuzua që rëndon tashmë mbi punonjësin e policisë është ajo e ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, nëpërmjet këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: