TIRANE- Policia e Tiranës ka prangosur një 40-vjeçar, i cili punonte në sektorin e punësimit në Kamëz, pasi akuzohet se kërkonte para në këmbim të një vendi pune.
Sipas njoftimit të Policisë, “arrestimi është realizuar rreth orës 14:00 të së enjtes, kur Seksioni Kundër Korrupsionit prangosi shtetasin Agim Ali Hoxha, 40 vjeç, banues në fshatin Zall- Mner, me detyrë punonjës i sektorit të punësimit Kamëz. Arrestimi i tij u krye, pasi dyshohet se duke ushtruar detyrën u kërkonte para në shumën prej 10.000 lekësh, qytetarëve të ndryshëm në këmbim për t’u gjetur punë”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të korrupsionit pasiv të personit që kryen detyra publike, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: