TIRANE-29-vjecarja, Amarilda Leka e arrestuar ditën e sotme për korrupsion ka qenë sekretare elekotorale e Milena Haritos, aktualisht ministre e Inovacionit.

Ajo është punësuar në vitin 2014 në Gjykatë. Leka u arrestua me akuzën e mashtrimit.

Ajo dyshohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga të afërm të personave që vuajnë dënimin në burg.

29-vjecarja premtonte se ajo do t’ju ofronte ndihmë duke ndikuar në funksionarë të lartë të drejtësië me qëllim nxjerrjen e tyre nga vendi i vuatjes së dënimit.

Në foton që shihni, Amarilda Leka është bashkë me Milena Hariton në zyrën elektorale të kësaj të fundit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: