ITALI

Një shqiptar 48 vjeç u arrestua nga policia italiane, pasi i janë gjetur 15 kilogramë kokainë. Droga ishte fshehur në garazh.

Gjithashtu janë sekuestruar 60 mijë euro, 10 mijë paund, një pistoletë gjysmë-automatike dhe një makinë e madhe, e cila përdoret për transport lënde narkotike.

Në rast se droga do të shitej në treg, do të kapte vlerën e 2 milionë euro, shkruajnë mediat italiane.

Policia italiane  informoi se shqiptari kishte 22 vjet që rrinte në Firence, ndërsa nuk kishte asnjë precedent më herët. Ai u prangos në mëngjes dhe u dërgua në dispozicion të autoriteteve shtetërore.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb