MIAMI – Turisti italian Filipo Fiorentini po përballet me drejtësinë në Miami, pasi është kapur në flagrancë duke filmuar me celular poshtë fundit të një vajze, në një supermarket.
Sipas mediave në SHBA, 28-vjeçari ka ndezur “iPhone”-in e tij në versionin e regjistrimit video dhe e ka zhvendosur atë poshtë fundit të një vajze, e cila e ka kuptuar qëllimin e turistit dhe ka njoftuar menjëherë punonjësin e sigurisë së supermarketit.
Pasi është arrestuar nga policia, italiani e ka pranuar menjëherë fajin dhe ka kërkuar falje. Por pavarësisht kësaj, turisti duhet të paguajë të paktën 5 mijë dollarë për lirimin me kusht.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: