JAPONI-Policia japoneze ka arrestuar një grua 68 vjeçare pasi akuzohet për një seri vrasjesh.

Sipas policisë në 20 vitet e fundit 68-vjeçarja ka vrarë 6 burra me të cilët ajo bashkëjetonte.

Chisako Kakehi, e cila njihet si ‘Vejusha e Zezë’, e ka mohuar përgjegjësinë për vrasjet.

Burri i saj i fundit, Isao 75 vjeç, vdiq dhjetorin e kaluar, një muaj pas martesës së tyre.
Policia dyshon se ishin paratë, motivet e vrasjeve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb